Deklarata për Shtyp e Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Znj. Alma Hicka, në lidhje me kallëzimin penal të bërë ditën e djeshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit:
Mora dijeni dje nga shtypi për një të ashtuquajtur kallëzim penal që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë ndaj personit tim, në ushtrimin e detyrës së Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit. Ky kallëzim u publikua në media, përpara se në zyrën time të arrinte raporti përfundimtar i kontrollit. Continue reading
Prokuroria e Përgjithshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Policia e Shtetit dhe Avokatura e Shtetit, në praninë e Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama, firmosën një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim ndërinstitucional kundër abuzimit me pronat, më 29 gusht 2015, në Vlorë.
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua sot ceremonia e fillimit të programit të dytë të praktikës profesionale 6-mujore pranë Avokaturës së Shtetit për 15 studentët e përzgjedhur, aktualisht në vitin e fundit të programeve Master pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. 