PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË ZAKONSHME PËRZGJEDHËSE PËR PLOTËSIMIN E 3 (TRE) VENDEVE VAKANTE TË AVOKATIT TË SHTETIT PRANË MINISTRIVE DHE ZYRAVE VENDORE NË RRETHE

Avokatura e Shtetit, në zbatim të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi, shpall procedurën e zakonshme përzgjedhëse për plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante të Avokatit të Shtetit pranë ministrive dhe zyrave vendore në rrethe.

Data e publikimit: 28.09.2026
Afati i fundit për aplikim: 17.10.2026

Dokumentacioni i aplikimit

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar, përfshirë:

  • kërkesën për pjesëmarrje;
  • CV-në;
  • dokumentin e identifikimit;
  • dokumentacionin për përfundimin e studimeve juridike;
  • dokumentacionin që provon përvojën profesionale dhe përmbushjen e kushteve ligjore;
  • dokumentacionin tjetër të përcaktuar në rregulloren përkatëse.

Mënyrat e aplikimit

Aplikimi dhe dokumentacioni shoqërues mund të paraqiten:

  • dorazi, pranë protokollit të Avokaturës së Shtetit;
  • nëpërmjet shërbimit postar, në adresën zyrtare të Avokaturës së Shtetit;
  • në mënyrë elektronike, në adresën: kabineti@avokaturashtetit.gov.al.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Përzgjedhjes do të kryejë verifikimin e dokumentacionit dhe të kushteve ligjore të kandidatëve. Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen vlerësimit profesional dhe intervistës profesionale, sipas rregullores në fuqi.

Lista e kandidatëve të kualifikuar, si dhe renditja përfundimtare, do të publikohen në faqen zyrtare të Avokaturës së Shtetit.

Për kriteret e plota, dokumentacionin e kërkuar dhe procedurën e përzgjedhjes, shkarkoni dokumentin e plotë të shpalljes.

Shkarkoni dokumentin e plotë:

⏬

Shpallje-Komisioni Vakancat_ASH

PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË FIGURËS SË KANDIDATËVE TË SHPALLUR FITUES NË PROVIMIN E PRANIMIT TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS PËR POZICIONIN AVOKAT SHTETI NË NIVEL VENDOR

Në mbështetje të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, si dhe të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Avokaturës së Shtetit, datë 10.02.2025, pas përfundimit të procedurës së verifikimit të figurës së kandidatëve për magjistratë, profili Avokat Shteti në nivel vendor, për vitin akademik 2026 – 2027, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit ka miratuar kualifikimin e kandidatëve për ndjekjen e programit të formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në përfundim të kësaj procedure, është vendosur:

Kualifikimi i 5 (pesë) kandidatëve të përfshirë në listën emërore të përcjellë nga Shkolla e Magjistraturës, për ndjekjen e programit të formimit fillestar, profili “Avokat Shteti në nivel vendor”, për vitin akademik 2026 – 2027, si më poshtë:

  • Elvis Gjini
  • Mustafa Rezhda
  • Ilirjana Hoxha
  • Ina Sulaj
  • Ermelinda Tarelli

Njoftim për fillimin e procedurës së verifikimit të figurës së kandidatëve të shpallur fitues në provimin e pranimit të Shkollës së Magjistraturës për pozicionin avokat shteti në nivel vendor për vitin 2026-2027.

Njoftim për fillimin e procedurës së verifikimit të figurës së kandidatëve të shpallur fitues në provimin e pranimit të Shkollës së Magjistraturës për pozicionin avokat shteti në nivel vendor për vitin 2026-2027.

 

 

 

 

 

Kandidadët për magjistratë për profilin “Avokat Shteti” në nivel vendor të kualifikuar në provimin e praninimit të Shkollës së Magjistraturës, për vitin akadamik 2026-2027 janë:

 

  1. Elvis Gjini
  2. Mustafa Rezhda
  3. Ilirjana Hoxha
  4. Ina Sulaj
  5. Ermelinda Tarelli

PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË FIGURËS SË KANDIDATËVE TË SHPALLUR FITUES NË PROVIMIN E PRANIMIT TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS PËR POZICIONIN AVOKAT SHTETI NË NIVEL VENDOR

Bazuar në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, si dhe Memorandumin e Bashkëpunimit midis Shkollës së Magjistraturës dhe Avokaturës së Shtetit, datë 10.2.2025, në përfundim të procedurës së verifikimit të figurës të kandidatëve për magjistratë, profili avokat shteti në nivel vendor për vitin akademik 2025-2027, Avokati i Përgjithshëm të Shtetit, vendosi:

 

Kualifikimin e të 6 (gjashtë) kandidatëve të përfshirë në listën emërore të dërguar nga Shkolla e Magjistraturës për të ndjekur programin e formimit fillestar, profili avokat shteti në nivel vendor për vitin akademik 2025-2027, dhe më konkretisht:

 

  1. Françeska Enver Mullaj
  2. Arta Preng Bazhella
  3. Pranvera Yzedin Dimo
  4. Migaela Agim Mukja
  5. Alfred Zef Bari
  6. Altimira Banush Petanaj

 

Njoftim për fillimin e procedurës së verifikimit të figurës së kandidatëve të shpallur fitues në provimin e pranimit të Shkollës së Magjistraturës për pozicionin avokat shteti në nivel vendor.

Adresa elektronike: komisioni.ash@avokaturashtetit.gov.al