Procesi i njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të huaja të arbitrazhit në Shqipëri

EZH_2292

Në datë  27 Tetor 2016 , ICC Albania në bashkëpunim me Optima Legal & Financial organizoi një forum të formatit (ICCYAF) me temën kryesore: “Roli dhe funksioni i gjykatave në proceset e arbitrazhit’’.

Në panelin e këtij forumi ishte edhe Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, znj. Alma Hicka, e cila foli mbi eksperiencën e Avokaturës së Shtetit në procesin e njohjes së vendimeve përfundimtare të arbitrazhit në Shqipëri.

EZH_2376 Në fjalën e saj, Avokatja e Përgjithshme tha se  Avokatura e Shtetit është institucioni i ngarkuar me përfaqësimin e interesave të shtetit në procedimet e arbitrazhit të huaj apo ndërkombëtar, dhe në kuadër të këtyre kompetencave ka një përvojë të akumuluar edhe në procesin e njohjes dhe zbatimit të vendimeve të huaja të arbitrazhit. Pikërisht këtë përvoje të përftuar Avokatja e Përgjithshme e Shtetit e ndau me pjesëmarrësit në seminar.

Në terma më konkretë, Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, pasi parashtroi një kuadër të përgjithshëm informues mbi bazën ligjore ndërkombëtare dhe vendase ekzistuese të procesit të njohjes dhe zbatimit të vendimeve të huaja të arbitrazhit, tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve mbi mangësitë dhe/ose ngërçet procedurale të legjislacionit shqiptar të zbatueshëm, duke paraqitur edhe raste konkrete të materializimit të këtyre mangësive dhe ngërçeve procedurale.

Ftesë për negociata / Bidding invitation

NJOFTIM FTESE PËR NEGOCIATA (see below for English)

Bazuar në nenin 18 të Ligjit nr. 10018 datë 13.11.2008 Për Avokaturën e Shtetit”, nenin 2 të Ligjit 77/2016 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 392 datë 8.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim si dhe normat e posaçme procedurale” dhe Urdhrin nr. 91 datë 23.09.2016 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, Avokatura e Shtetit paraqet njoftimin e mëposhtëm për Ftesën për Negociata.

Autoriteti Kontraktues: Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë me adresë: Ministria e Drejtësisë, Blv “Zogu I” Tiranë, Shqipëri.

Objekti i Ftesës për Negociata/Shërbimet: Asistenca e Komisionit të Negocimit të Kontratës, në zhvillimin e procesit të negocimit të propozimit të paraqitur dhe lidhjes së kontratës me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shoqërisë “Star Bridge Port Developments Limited”.

Shprehja e interesit:  Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të Ftesës për Negociata, duke kontaktuar personin e mëposhtëm brenda datës 29.09.2016:

Brunilda Lilo
Avokat Shteti
Email: brunilda.lilo@avokaturashtetit.gov.al

Continue reading

Njoftim në lidhje me fituesit e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Në përfundim të fazës së vlerësimit të aplikantëve për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, pranë Avokaturës së Shtetit, ju informojmë si më poshtë mbi listën e fituesve dhe aplikantëve në listë pritjeje.

Pas verifikimit të dokumentacionit, më poshtë ndodhet lista e ndryshuar (sipas datës 06/07/2016).

 

Fituesit

Emër/Mbiemër Profili studimor (Shembull Shkenca Sociale, Juridik, Ekonomi etj.) Institucioni Qyteti Pikët total për aplikant që ka vendosur komisioni Faza e përzgjedhjes (në varesi se në çfarë faze është përzgjedhur)
1 Esmeranda Basho Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 40 Fitues faza e 1-re
2 Xheni Vasha Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 37 Fitues faza e 1-re
3 Gentiana Zallumi Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 35 Fitues faza e 1-re
4 Klaudja Haxhiu Juridik Zyra Vendore Tiranë 39 Fitues faza e 1-re
5 Anisa Ahmetaj Juridik Zyra Vendore Tiranë 39 Fitues faza e 1-re
6 Arjana Hoxha Juridik Zyra Vendore Tiranë 39 Fitues faza e 1-re
7 Eva Veliu Juridik Zyra Vendore Tiranë 35 Fitues faza e 1-re
8 Erisa Ziri Juridik Zyra Vendore Tiranë 33 Fitues faza e 1-re
9 Valentina Halilaj Juridik Zyra Vendore Durrës 40 Fitues faza e 1-re
10 Ornela Selita Juridik Zyra Vendore Durrës 40 Fitues faza e 1-re
11 Elgisa Kacaj Juridik Zyra Vendore Vlorë 28 Fitues faza e 1-re
12 Erion Bacalli Juridik Zyra Vendore Korçë 38 Fitues faza e 1-re
13 Lindita Kacirani Juridik Zyra Vendore Shkodër 30 Fitues faza e 1-re
14 Arted Veizi Juridik Zyra Vendore Vlorë 24 Fitues faza e 1-re

 

Listë pritje

Emër/Mbiemër Profili studimor (Shembull Shkenca Sociale, Juridik, Ekonomi etj.) Institucioni Qyteti Pikët total për aplikant që ka vendosur komisioni
1 Mandrit Kamolli Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 35
2 Sara Leka Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 35
3 Viktoria Spiro Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 35
4 Alba Musaj Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 34
5 Oltion Musaj Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 33
6 Erinda Hyska Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 32
7 Albora Aliaj Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 31
8 Visjana Bushi Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 31
9 Vilma Hoxha Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 30
10 Isabela Tafili Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 28
11 Frida Ziu Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 28
12 Redneks Hushi Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 27
13 Gjyljana Bakalli Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 27
14 Dorjana Kullolli Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 27
15 Esiona Zeneli Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 26
16 Klevja Cani Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 25
17 Nereida Bujupi Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 24
18 Iva Xhelili Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 24
19 Joerd Hysa Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 24
20 Agi Basha Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 23
21 Marjana Pojana Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 23
22 Eglantina Biba Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 23
23 Evjola Shehu Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 22
24 Suada Peqini Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 22
25 Inva Hoxha Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 22
26 Sidorela Blloshmi Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 22
27 Beklie Lala Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 22
28 Amanda Selgjeka Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 22
29 Ersian Gripshi Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 21
30 Rashela Lalaj Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 20
31 Klaosent Aliaj Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 20
32 Fatime Ibrahimaj Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 20
33 Besmira Lubinja Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 18
34 Jorma Vero Juridik Avokatura Niveli Qendror Tiranë 15
35 Ersa Lamce Juridik Zyra Vendore Tiranë 30
36 Sigi Zaimi Juridik Zyra Vendore Tiranë 30
37 Kriti Trikshiqi Juridik Zyra Vendore Tiranë 28
38 Evangela Kordha Juridik Zyra Vendore Tiranë 28
39 Drita Muckalli Juridik Zyra Vendore Tiranë 22
40 Aferdita Islamukaj Juridik Zyra Vendore Tiranë 15
41 Xhorela Hoxha Juridik Zyra Vendore Tiranë 27
42 Xhensila Pilinci Juridik Zyra Vendore Korçë 28
43 Admir Selim Juridik Zyra Vendore Korçë 26
44 Shezeina Rama Juridik Zyra Vendore Durrës 30
45 Entela Hereni Juridik Zyra Vendore Durrës 30
46 Besjana Brasha Juridik Zyra Vendore Durrës 24
47 Xhoni Tagani Juridik Zyra Vendore Durrës 12
48 Antoneta Kola Juridik Zyra Vendore Shkodër 25

 

Vende Vakante

Numri i vendeve vakante për profil Profili Institucioni Qyteti
1 Juridik Zyra Vendore Gjirokastër

Intervista e Avokates së Përgjithshme të Shtetit në News24

“LIGJI I RI I PRONAVE ËSHTË KRIJUAR PËR TË ZGJIDHUR PROBLEMATIKAT NË NIVEL VENDAS DHE NË GJYKATËN E STRASBURGUT”.

https://youtu.be/-G89PNZExiw

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, e ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, në televisionin ‘News 24” për një bisedë intervistuese rreth tematikave aktuale, ka pasur rastin të ofrojë një kuadër të gjerë për publikun të mënyrës së operimit dhe qëndrimit të Gjykatës së Strasburgut në raport me çështjet në gjykim, si dhe impaktit të ligjit të ri të pronave, veprimit i tij në kohë dhe në kosto.

Avokatja e Përgjithshme është ndalur tek fakti që në vendimet e saj Gjykata e Strasburgut ka për qëllim që të vendosë palët në një raport të drejtë me ligjin, por ajo çfarë është më e rëndësishme është që nëpërmjet vendimeve të saj t’i imponohet shteteve të adresojnë një mekanizëm vendas për zgjidhjen e problematikes së caktuar  apo riparimin e të drejtës së mohuar.

Ndër të tjera ajo ka pohuar se ajo çfarë e dëmton pozitën e shtetit shqiptar në kuadër të çështjeve të adresuara në Strasburg janë qëndrimet në nivel vendas. Ligji i ri i pronave është krijuar për të zgjidhur pikërisht këtë problematike në nivel vendas por edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Numri një i Avokaturës së Shtetit ka theksuar së ligji i ri i pronave, është pranuar nga pronarët, që ka qenë më i favorshmi që është miratuar ndonjëherë nga ndonjë qeveri. Ligji në thelbin e tij ka garancinë për pronarin duke i dhënë fund kalvarit të vonesave ne realizimin e të drejtës së pronës.

Avokatja e Përgjithshme e Shtetit ka deklaruar së miratimi i këtij ligji do të ishte mjaft pozitiv për faktin së do të sillte zhbllokimin e procedurave dhe të vendimmarrjes në nivel vendas, duke i trajtuar të gjitha çështjet në mënyrë të barabartë sipas formulimeve që aplikohen në ligjin e ri.

Komiteti i Ministrave për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës i tha “po” ligjit të pronave.

Ju informojmë më datë 9 Dhjetor 2015 u zhvillua mbledhja e 1243-të e Delegatëve të Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, ku u mor vendimi mbi hapat që ka marrë Shqipëria për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mbi vendimin pilot “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë” dhe “Grupi Driza kundër Shqipërisë”.

Në këtë mbledhje Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Agjent Qeveritar pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, znj. Alma Hicka.

Znj. Hicka në fjalën e saj përcolli mesazhin e Ministrit të Drejtësisë mbi zhvillimet më të fundit në kuadër të ekzekutimit të këtij grupi vendimesh, duke u ndalur në miratimin e Ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”, i cili u miratua nga Parlamenti i Republikës me 5 Dhjetor 2015.

Në fjalën e saj, gjithashtu znj. Hicka bëri një pasqyrim të qartë mbi parashikimet e këtij ligji, të drejtat, detyrimet dhe garancitë që ai parashikon për ish pronarët, garanci të cilat janë një risi e ligjit të ri.

Në përfundim të fjalës së Znj. Hicka, një sërë delegacionesh përshëndetën arritjet e autoriteteve shqiptare në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi kompleks, mirëpritën miratimin e Ligjit në Parlament dhe shprehën mbështetjen e tyre për Qeverinë Shqiptare, për përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, një proces i cili është sa kompleks po dhe aq i vështirë në zbatimin e tij.

Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, Delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare, në të cilin vunë në dukje me kënaqësi ligjin për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, i cili është një hap shumë pozitiv për t’i dhënë fund problemit të gjatë të kthimit ose kompensimit  të pronës ish-pronarëve, dhe inkurajuan autoritetet të mos kursejnë asnjë përpjekje në sigurimin e infrastrukturës së nevojshme teknike dhe logjistike, si dhe burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që skema e kompensimit të jetë efektive, e shpejtë si dhe të respektohen të gjitha afatet ligjore dhe angazhimet.