Avokatura e Shtetit, në zbatim të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi, shpall procedurën e zakonshme përzgjedhëse për plotësimin e 3 (tre) vendeve vakante të Avokatit të Shtetit pranë ministrive dhe zyrave vendore në rrethe.
Data e publikimit: 28.09.2026
Afati i fundit për aplikim: 17.10.2026
Dokumentacioni i aplikimit
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar, përfshirë:
- kërkesën për pjesëmarrje;
- CV-në;
- dokumentin e identifikimit;
- dokumentacionin për përfundimin e studimeve juridike;
- dokumentacionin që provon përvojën profesionale dhe përmbushjen e kushteve ligjore;
- dokumentacionin tjetër të përcaktuar në rregulloren përkatëse.
Mënyrat e aplikimit
Aplikimi dhe dokumentacioni shoqërues mund të paraqiten:
- dorazi, pranë protokollit të Avokaturës së Shtetit;
- nëpërmjet shërbimit postar, në adresën zyrtare të Avokaturës së Shtetit;
- në mënyrë elektronike, në adresën: kabineti@avokaturashtetit.gov.al.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Komisioni i Përzgjedhjes do të kryejë verifikimin e dokumentacionit dhe të kushteve ligjore të kandidatëve. Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen vlerësimit profesional dhe intervistës profesionale, sipas rregullores në fuqi.
Lista e kandidatëve të kualifikuar, si dhe renditja përfundimtare, do të publikohen në faqen zyrtare të Avokaturës së Shtetit.
Për kriteret e plota, dokumentacionin e kërkuar dhe procedurën e përzgjedhjes, shkarkoni dokumentin e plotë të shpalljes.
Shkarkoni dokumentin e plotë:
⏬