-
Njoftim për Shpalljen e Pozicioneve Vakante Pranë Avokaturës së Shtetit
-
Urdhër Nr. 60, datë 26.03.2019, “Për Miratimin e Rregullores “Për Procedurat e Organizimit dhe Zhvillimit të Procesit të Rekrutimit, Pranimit, Periudhës së Provës dhe Emerimit të Kandidatëve për Pozicionin e Avokatit të Shtetit Gjatë Regjimit Ligjor Kalimtar“
-
Urdhër Nr. 61, datë 26.03.2019, “Për Miratimin e Programit “Për Provimin Fillestar të Procesit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Pozicionin e Avokatit të Shtetit Gjatë Regjimit Ligjor Kalimtar”
-
Formulari i Aplikimit për Avokat Shteti
-
Njoftim për zhvillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionet vakante pranë Avokaturës së Shtetit
Author Archives: Administrator
URDHËR Nr. 68, datë 28.03.2019 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AVOKATURËS SË SHTETIT”
VENDIM Nr. 1, datë 28.03.2019 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË KOLEGJIT TË AVOKATURËS SË SHTETIT”
Njoftim për Këshillin Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së
Avokatura e Shtetit informon se pranë saj është konstituuar “Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së”, një organ kolegjial i parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar.
Kolegji Konsultativ gjatë punës së tij, ndër të tjera, do të shqyrtojë çështjet e komunikuara Qeverisë Shqiptare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim dhënien e këshillimit në trajtimin e tyre ose propozimin/arritjen e një zgjidhje miqësore. Gjithashtu, Këshilli do të luajë një rol të rëndësishëm në rekomandimin e zgjidhjeve dhe hartimin e planeve të veprimit, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së.
Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së ka në përbërje të tij, juristë të një niveli të lartë, të spikatur në fushën e së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese dhe asaj gjyqësore, të cilët me përvojën e tyre do të jenë një vlerë e shtuar për Avokaturën e Shtetit.
Përbërja e Këshillit:
- Znj. Arta Vorpsi
- Z. Artan Hoxha
- Z. Kristaq Traja
- Z. Petrit Plloçi
- Z. Sokol Sadushi
Njoftim për Kolegjin e Avokaturës së Shtetit
Avokatura e Shtetit informon se, me ndryshimet e fundit ligjore në ligjin e saj organik është ngritur një organ i ri kolegjial, i domosdoshëm në trajtimin e problematikave shumë dimensionale, me të cilat ky institucion përballet gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, “Kolegji i Avokaturës së Shtetit”.
Kolegji i Avokaturës së Shtetit gjatë funksionimit të tij do të kontribuojë, ndër të tjera, në dhënien e këshillave dhe miratimin e strategjive për çështje të një rëndësie të veçantë për interesat pasurorë të shtetit, zgjidhjen e papajtueshmërive së vlerësimeve në trajtimin e çështjeve gjyqësore/këshillimeve, si dhe dhënien e udhëzimeve për bashkërendimin dhe trajtimin e çështjeve në kuadër të dhënies së asistencës juridike.
Kolegji drejtohet nga Zoti Artur Metani, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit dhe përbëhet nga 6 avokatë shteti, përfaqësues të zyrave në nivel qendror dhe vendor, të afirmuar profesionalisht dhe të vlerësuar në fushat që mbulojnë.
Përbërja e Komisionit:
- Z. Abaz Deda – Avokat Shteti pranë Zyrës së Përfaqësimit Ligjor në Gjykatat Kombëtare
- Znj. Donika Pahumi – Avokat Shteti pranë Zyrës së Inspektimit
- Znj. Brunilda Lilo – Avokat Shteti pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar
- Znj. Alba Thoma – Avokat Shteti pranë Zyrës së Këshillimit dhe Koordinimit Ndërministror
- Z. Ibrahim Feimi – Kryetar i Zyrës Vendore Korçë
- Znj. Ermjona Sotiri – Avokat Shteti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë