Njoftim për Shpalljen e Pozicioneve Vakante Pranë Avokaturës së Shtetit

Njoftim për Këshillin Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së

 
Avokatura e Shtetit informon se pranë saj është konstituuar “Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së”, një organ kolegjial i parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar.

Kolegji Konsultativ gjatë punës së tij, ndër të tjera, do të shqyrtojë çështjet e komunikuara Qeverisë Shqiptare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim dhënien e këshillimit në trajtimin e tyre ose propozimin/arritjen e një zgjidhje miqësore. Gjithashtu, Këshilli do të luajë një rol të rëndësishëm në rekomandimin e zgjidhjeve dhe hartimin e planeve të veprimit, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së.

Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së ka në përbërje të tij, juristë të një niveli të lartë, të spikatur në fushën e së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese dhe asaj gjyqësore, të cilët me përvojën e tyre do të jenë një vlerë e shtuar për Avokaturën e Shtetit.

Përbërja e Këshillit:

  • Znj. Arta Vorpsi
  • Z.  Artan Hoxha
  • Z. Kristaq Traja
  • Z.  Petrit Plloçi
  • Z.  Sokol Sadushi

Njoftim për Kolegjin e Avokaturës së Shtetit

 
Avokatura e Shtetit informon se, me ndryshimet e fundit ligjore në ligjin e saj organik është ngritur një organ i ri kolegjial, i domosdoshëm në trajtimin e problematikave shumë dimensionale, me të cilat ky institucion përballet gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, “Kolegji i Avokaturës së Shtetit”.

Kolegji i Avokaturës së Shtetit gjatë funksionimit të tij do të kontribuojë, ndër të tjera, në dhënien e këshillave dhe miratimin e strategjive për çështje të një rëndësie të veçantë për interesat pasurorë të shtetit, zgjidhjen e papajtueshmërive së vlerësimeve në trajtimin e çështjeve gjyqësore/këshillimeve, si dhe dhënien e udhëzimeve për bashkërendimin dhe trajtimin e çështjeve në kuadër të dhënies së asistencës juridike.

Kolegji drejtohet nga Zoti Artur Metani, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit dhe përbëhet nga 6 avokatë shteti, përfaqësues të zyrave në nivel qendror dhe vendor, të afirmuar profesionalisht dhe të vlerësuar në fushat që mbulojnë.

Përbërja e Komisionit:

  • Z. Abaz Deda – Avokat Shteti pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« PĂ«rfaqĂ«simit Ligjor nĂ« Gjykatat KombĂ«tare
  • Znj. Donika Pahumi – Avokat Shteti pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« Inspektimit
  • Znj. Brunilda Lilo – Avokat Shteti pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« Gjykatave tĂ« huaja, ndĂ«rkombĂ«tare dhe arbitrazhit                                                     ndĂ«rkombĂ«tar
  • Znj. Alba Thoma – Avokat Shteti pranĂ« ZyrĂ«s sĂ« KĂ«shillimit dhe Koordinimit NdĂ«rministror
  • Z. Ibrahim Feimi – Kryetar i ZyrĂ«s Vendore Korçë
  • Znj. Ermjona Sotiri – Avokat Shteti pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«