AVOKAT SHTETI NĂ ZYRĂN E KĂSHILLIMIT DHE KOORDINIMIT NDĂRMINISTROR
Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit.
NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« organikĂ«s dhe strukturĂ«s aktuale tĂ« AvokaturĂ«s sĂ« Shtetit,  miratuar  me urdhrin nr. 150, datĂ« 10.11.2015 tĂ« Kryeministrit tĂ« RSH-sĂ« âPĂ«r disa ndryshime nĂ« Urdhrin nr. 98 dt. 21.02.2014 âPĂ«r miratimin e strukturĂ«s dhe organikĂ«s sĂ« avokaturĂ«s sĂ« shtetitâ, si dhe nĂ« referim tĂ« ligjit nr. 10018, datĂ« 13.11.2008 âPĂ«r AvokaturĂ«n e Shtetitâ, tĂ« nenit 25, pika â4â tĂ« Rregullores sĂ« Brendshme tĂ« AvokaturĂ«s sĂ« Shtetit, miratuar me urdhrin nr. 275/1, datĂ« 14.01.2009 tĂ« Ministrit tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, Avokatura e Shtetit shpall vend vakant pĂ«r pozicionin âAvokat Shtetiâ pranĂ« AvokaturĂ«s sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Shtetit nĂ« ZyrĂ«n e KĂ«shillimit dhe Koordinimit NdĂ«rministror. .
Kushtet dhe kriteret e aplikimit:
1. Avokat i Shtetit mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) TĂ« jetĂ« diplomuar sipas sistemit tĂ« vjetĂ«r me titullin âJuristâ ose sipas sistemit tĂ« ri tĂ« disponojĂ« gradĂ«n âMaster i Shkencaveâ.
b) Të ketë një përvojë pune në praktikën gjyqësore ose administrative prej të paktën 5 vitesh;
c) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose të mos jetë larguar nga shërbimi civil apo çdo funksion tjetër publik për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave;
d) Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas dispozitave të këtij ligji;
e) Të plotësojë kriteret e tjera morale dhe profesionale.
f) Të njohë një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht ose Italisht.
2. NĂ« rastin e shtetasit shqiptar, tĂ« diplomuar pĂ«r drejtĂ«si, me rezultate tĂ« larta, nĂ« universitete tĂ« njohura tĂ« huaja, apo tĂ« diplomuar nĂ« shkolla pasuniversitare, ekuivalente me ShkollĂ«n e MagjistraturĂ«s, kushti i pĂ«rvojĂ«s nĂ« punĂ«, i pĂ«rcaktuar nĂ« shkronjĂ«n âbâ tĂ« pikĂ«s 1 tĂ« kĂ«tij neni, Ă«shtĂ« tĂ« paktĂ«n 3 vjet.
3. TĂ« diplomuarit nĂ« ShkollĂ«n e MagjistraturĂ«s pĂ«rjashtohen nga kushti i pĂ«rvojĂ«s nĂ« punĂ«, tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« shkronjĂ«n âbâ tĂ« pikĂ«s 1 tĂ« kĂ«tij neni.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
Avokatët e shtetit të kësaj zyre:
a)     Koordinojnë këshillimin e organeve të administratës shtetërore dhe të enteve publike, sipas rregullave të miratuara nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit për këtë qëllim;
b)     Raportojnë lidhur me kontradiktat midis mendimeve këshillimore të zyrave vendore të Avokaturës së Shtetit dhe i propozojnë Avokatit të Përgjithshëm zgjidhje për çështjet e parashtruara, për të garantuar unitetin e doktrinës;
c)     Raportojnë lidhur me kontradiktat midis mendimeve këshillimore të avokatëve të shtetit pranë ministrive dhe i propozojnë Avokatit të Përgjithshëm zgjidhje për çështjet e parashtruara, për të garantuar unitetin e doktrinës;
d)    BĂ«jnĂ« sugjerimet e nevojshme pĂ«r ndĂ«rmarrjen e nismave ligjore, me qĂ«llim qĂ« Avokati i PĂ«rgjithshĂ«m i Shtetit tâi propozojĂ« Ministrit tĂ« DrejtĂ«sisĂ«;
e)     BĂ«jnĂ« propozimet e nevojshme pĂ«r koordinimin e aktivitetit kĂ«shillimor tĂ« avokatĂ«ve tĂ« shtetit nĂ«pĂ«r ministri dhe kryejnĂ« funksione tĂ« tjera koordinuese nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, qĂ« do tâi ngarkohen nga Avokati i PĂ«rgjithshĂ«m i Shtetit;
f)      Bëjnë kryesisht këshillimin e kontratave me rëndësi të veçantë ose me kërkesë të avokatëve të shtetit pranë ministrive, me miratimin paraprak të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit;
g)     I propozojnë Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit nxjerrjen e udhëzimeve lidhur me ushtrimin e funksionit këshillimor nga ana e zyrave vendore të Avokaturës së Shtetit;
h)     Kryejnë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
i)       Paga referuese për këtë pozicion II-b + 10 000
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Evropian.
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Ădo dokumentacion tjetĂ«r qĂ« vĂ«rteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesĂ«, vlerĂ«simet pozitive apo tĂ« tjera tĂ« pĂ«rmendura nĂ« jetĂ«shkrimin tuaj;
Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet në adresën e Avokaturës së Shtetit si më poshtë:
Avokatura e Shtetit
Rr. Abdi Toptani, Nd. 5, Kati IV.
Tiranë, Shqipëri
Ose në adresën e emailit: kabineti@avokaturashtetit.gov.al
Afati për aplikim është data 15 Shkurt 2018.