Znj. Eva Dyrmishi ka lindur në Berat, më 31.10.1978. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001, në Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Drejtësisë, gjithashtu, ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin “Marin Barleti”, në të cilin është diplomuar për të Drejtë Biznesi (2011). Ka marrë titullin “Avokat” në vitin 2007.
Në vitet 2002- 2006 ka ushtruar profesionin, si juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë. Në vitet 2006 – 2015 ka ushtruar profesionin në sektorin privat, duke përfshirë juriste në shoqëri tregtare dhe avokatae në zyrë avokatie.
Nga periudha 2011 deri në 2014, krahas ushtrimit të profesionit si avokate, është angazhuar pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si eksperte e jashtme,kryesisht në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe, në monitorimin e gjyqësorit.
Eva Dyrmishi është emëruar në Avokaturën e Shtetit, pranë Zyrës së Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, në 10.08.2015, fillimisht në Zyrën e Përfaqësimit në Gjykatat Kombëtare dhe më, pas në Zyrën e Gjykatave të Huaja, Ndërkombëtare dhe Arbitrazhin Ndërkombëtar.
E-mail: Eva.Dyrmishi@avokaturashtetit.gov.al