Urdhër nr. 178

 

Urdhër Nr. 178 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PROCEDURAT E ORGANIZIMIT DHE FAZAT E ZHVILLIMIT TË VLERËSIMIT PROFESIONAL TË PUNONJËSVE TË EMËRUAR PËRKOHËSISHT NË POZICIONIN E VOKATIT TË SHTETIT”

Njoftim për Ftesë për Negociata/Notification on the Invitation for Bid

Njoftim për Ftesë për Negociata

Bazuar në nenin 18 të Ligjit nr.10018 datë 13.11.2008 Për Avokaturën e Shtetit” Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.392 datë 8.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim si edhe për rregullat procedurale” dheUrdhrin nr.112 datë 12.09.2018 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, Avokatura e Shtetit paraqet njoftimin e mëposhtëm për Ftesën për Negociata.

Autoriteti Kontraktues

Avokatura e Shtetit e Republikës së Shqipërisë me adresë: Rr.”Abdi Toptani”, Nr.5, kt.5, Tiranë, Shqipëri.

Objekti i Ftesës për Negociata/Shërbimet

Përfaqësimi dhe mbrojtja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Republika e Shqipërisë) në zhvillimin e gjykimit të arbitrazhit sipas rregullave të UNCITRAL (1976), të inicuar nga shoqëria “Valeria Italia” s.r.l., me objekt mosmarrëveshje të lindura për shkak të cënimit të investimit të saj në ndërmarrjen e përbashkët agro-ekonomike “AgriGose”, e cila do të ushtronte aktivitetin e saj në fushën e kultivimit dhe prodhimit të bimëve të fushës me teknologji moderne, transformimit industrial, konservimi, magazinimi etj.

Shprehja e interesit

Të interesuarit mund të kërkojnë informacion më të detajuar si dhe formatin e plotë të Ftesës për Negociata, duke kontaktuar personin e mëposhtëm:

Helidon Jaçellari

Avokat Shteti

Email helidon.jacellari@avokaturashtetit.gov.al

 

***(For English)

Continue reading