Shikim Korbi

ShikimShikim Korbi ka lindur në fshatin Kolesjan të rrethit Kukës më 25.08.1962. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë në vitin 1996, duke mbrojtur temën e diplomës “Sistemi ndërkombëtar i mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe pozita e shqiptarëve në shtetet fqinjë.”

Në vitin1996 ka filluar punë si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës deri në vitin 2000. Nga shtatori i vitit 2000 deri në mars 2001 ka dhënë kontributin e tij si jurist në projektin “Shërbime të integruara” në qytetin e Kukësit. Në prill të vitit 2001 është emëruar në pozicionin  e Kancelarit të Gjykatës rrethit gjyqësor Kukës, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2019.

Gjatë kësaj periudhe ka kryer një sërë trajnimesh pranë shkollës së Magjistraturës, Ministrisë së Drejtësisë, me mbështetjen e USAID, KE – së e të tjera, që përfshijnë fusha të ndryshme të gjyqësorit si drejtimi dhe menaxhimi i Gjykatave, menaxhimi dhe administrimi i çështjeve gjyqësore dhe përpunimi i statistikave që lidhen me to, burimet njerëzore etj.

Me Urdhërin Nr. 371 datë 27.12.2019 të APSH është titulluar Avokat Shteti dhe emëruar në pozicionin Avokat Shteti pranë Zyrës së Inspektimit.

E-mail: Shikim.Korbi@avokaturashtetit.gov.al