Drita Lico Shkurti

DritaZnj. Drita Shkurti, mban detyrën e Avokatit të Shtetit pranë Zyrës së Inspektimit. Ajo lindi në Ersekë më 29 korrik 1983.

Në vitin 2005 u diplomua juriste në Fakultetin e Drejtësisë – Universiteti Tiranë, ndërsa gjatë periudhës tetor 2009-2011 përfundoi Studimet “Master” në të Drejtën Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë – Universiteti Tiranë.

Ka një eksperiencë të konsideruar si në administratën publike dhe në sistemin gjyqësor. Në periudhën 2005-2007  ka ushtruar detyrën e sekretares Gjyqësore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në periudhën 2008-2009 ka qenë Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Juridike, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë. Pasi i është nënshtruar të gjitha proceseve përzgjedhëse sipas nenit 21 të Ligjit nr. 10018 datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” i ndryshuar është emëruar avokat shtetit, duke e ushtruar këtë detyrë nga viti 2010 e në vazhdim.

Gjatë aktivitetit të saj profesional znj. Shkurti ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh pranë organizatave dhe entiteteve të ndryshme vendase dhe të huaja dhe zotëron kualifikime të posaçme kryesisht në fushën e të drejtës së brendshme.

Znj. Shkurti është zotëruese e gjuhës angleze dhe italiane, si dhe ka njohuri të gjuhës frënge.

E-mail: Drita.Lico@avokaturashtetit.gov.al