Zonja Donika Pahumi mban detyrën e Avokatit të Shtetit pranë Zyrës së Inspektimit.
Ajo ka lindur në 8 gusht 1960. Në vitin 1983 është diplomuar Juriste, Dega Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Univesitetit tëTiranës.
Zonja Pahumi ka një ekperiencë pune mbi 35 vjeçare në organet e drejtësisë. Eksperienca e saj profesionale si prokurore ka filluar në vitin 1982 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e më pas në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në vitin 1998.
Në vitet 2000 – Dhjetor 2011 ka ushtruar detyrën e Ndihmëses Ligjore në Gjykatën e Lartë dhe ka vazhduar të njëjtin funksion në Prokurorinë e Përgjithshme në vitet 2012 – 2018.
Zonja Pahumi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale ka kryer disa trajnime pranë organizatave të ndryshme vendase dhe të huaja kryesisht në fushat penale e civile.