Aldion Baze

AldionZ. Aldion Baze ka lindur në Tiranë më 07.09.1993. Ka përfunduar me medalje ari (First Class Honours) studimet e larta në drejtësi në Anglia Ruskin University, Cambridge në 2015.

Në 2018, ka kryer studimet pasuniversitare në drejtësi dhe ekonomi me fokus në të drejtën ndërkombëtare të investimeve në “University College London”. Gjithashtu, ka kryer një specializim në “University of Oxford” për aplikueshmërinë e teknologjisë Blockchain në fushën e biznesit dhe qeverisjes.

Përpara marrjes së detyrës si Avokat Shteti, z. Baze ka punuar si këshilltar pranë kabinetit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, ku mbulonte fillimisht çështjet e pronësisë dhe më pas marrëdhëniet ndërkombëtare, ku ka shërbyer gjithashtu si koordinator i zyrës së Bashkimit Evropian për Bashkinë Tiranë.

Z. Baze ka kryer një sërë trajnimesh lidhur me përfitimin e fondeve nga programet e asistencës së BE, praktikat e mira anti-korrupsion, infrastrukturën e gjelbër, transportin publik të qëndrueshëm, lidershipin etj.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe gjermane si dhe mjaftueshëm mirë atë italiane.

E-mail: Aldion.Baze@avokaturashtetit.gov.al