PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË FIGURËS SË KANDIDATËVE TË SHPALLUR FITUES NË PROVIMIN E PRANIMIT TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS PËR POZICIONIN AVOKAT SHTETI NË NIVEL VENDOR

Në mbështetje të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, si dhe të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Magjistraturës dhe Avokaturës së Shtetit, datë 10.02.2025, pas përfundimit të procedurës së verifikimit të figurës së kandidatëve për magjistratë, profili Avokat Shteti në nivel vendor, për vitin akademik 2026 – 2027, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit ka miratuar kualifikimin e kandidatëve për ndjekjen e programit të formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Në përfundim të kësaj procedure, është vendosur:

Kualifikimi i 5 (pesë) kandidatëve të përfshirë në listën emërore të përcjellë nga Shkolla e Magjistraturës, për ndjekjen e programit të formimit fillestar, profili “Avokat Shteti në nivel vendor”, për vitin akademik 2026 – 2027, si më poshtë:

  • Elvis Gjini
  • Mustafa Rezhda
  • Ilirjana Hoxha
  • Ina Sulaj
  • Ermelinda Tarelli