PËR PËRFUNDIMIN E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË FIGURËS SË KANDIDATËVE TË SHPALLUR FITUES NË PROVIMIN E PRANIMIT TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS PËR POZICIONIN AVOKAT SHTETI NË NIVEL VENDOR

Bazuar në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, si dhe Memorandumin e Bashkëpunimit midis Shkollës së Magjistraturës dhe Avokaturës së Shtetit, datë 10.2.2025, në përfundim të procedurës së verifikimit të figurës të kandidatëve për magjistratë, profili avokat shteti në nivel vendor për vitin akademik 2025-2027, Avokati i Përgjithshëm të Shtetit, vendosi:

 

Kualifikimin e të 6 (gjashtë) kandidatëve të përfshirë në listën emërore të dërguar nga Shkolla e Magjistraturës për të ndjekur programin e formimit fillestar, profili avokat shteti në nivel vendor për vitin akademik 2025-2027, dhe më konkretisht:

 

  1. Françeska Enver Mullaj
  2. Arta Preng Bazhella
  3. Pranvera Yzedin Dimo
  4. Migaela Agim Mukja
  5. Alfred Zef Bari
  6. Altimira Banush Petanaj