Avokati i Përgjithshëm i Shtetit

 Artur METANI

Artur Metani ka lindur në Krujë, më 29.01.1974. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 1996, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer në të Drejtën Kushtetuese të Krahasuar, në Universitetin e Europës Qendrore, në Budapest, në Departamentin e Studimeve Ligjore (1997), si dhe në Universitetin e Utah, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua për të Drejtën e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (1998).

Në vitet 1999 – 2002, ka punuar si koordinator i programit ligjor në Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Më pas, ka një përvojë të gjatë pune prej vitit 2002 deri më 2012, si këshilltar ligjor në kabinetin e Presidentit të Republikës, të Presidentit Meidani, Presidentit Moisiu dhe Presidentit Topi. Në nëntor 2013 është emëruar Drejtori i Njësisë së Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Kontrollit të Brendshëm, në Kryeministri,  detyrë të cilën e ushtroi deri në datën e emërimit të tij si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ka punuar, gjithashtu, si këshilltar ligjor i jashtëm në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe ekspert i jashtëm për EURALIUS dhe PAMECA. Gjithashtu, ka qenë anëtar i bordit të Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, si dhe ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë.

Artur Metani u emërua Avokat i Përgjithshëm i Shtetit me Urdhër të Kryeministrit, nr. 156 datë 22.10.2018.

Email: Artur.Metani@avokaturashtetit.gov.al

*** Avokati i Përgjithshëm i Shtetit ndër vite ***

  • Alma Hicka (Nëntor 2013 – Tetor 2018)
  • Ledina Mandia (Janar 2010 – Nëntor 2013)
  • Abaz Deda (Shtator 2009 – Janar 2010)
  • Eduard Halimi (Qershor 2008 – Shtator 2009)
  • Guxim Zenelaj (Mars 2007 – Qershor 2008)
  • Artan Kodheli (Tetor 2005 – Mars 2007)
  • Delo Isufi (Qershor 2005 – Tetor 2005)
  • Spiro Peçi (Janar 2004 -  Qershor 2005)
  • Flutura Kona (Prill 2001 – Janar 2004)