Njoftim për Kolegjin e Avokaturës së Shtetit

Avokatura e Shtetit informon se, me ndryshimet e fundit ligjore në ligjin e saj organik është ngritur një organ i ri kolegjial, i domosdoshëm në trajtimin e problematikave shumë dimensionale, me të cilat ky institucion përballet gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, “Kolegji i Avokaturës së Shtetit”.

Kolegji i Avokaturës së Shtetit gjatë funksionimit të tij do të kontribuojë, ndër të tjera, në dhënien e këshillave dhe miratimin e strategjive për çështje të një rëndësie të veçantë për interesat pasurorë të shtetit, zgjidhjen e papajtueshmërive së vlerësimeve në trajtimin e çështjeve gjyqësore/këshillimeve, si dhe dhënien e udhëzimeve për bashkërendimin dhe trajtimin e çështjeve në kuadër të dhënies së asistencës juridike.

Kolegji drejtohet nga Zoti Artur Metani, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit dhe përbëhet nga 6 avokatë shteti, përfaqësues të zyrave në nivel qendror dhe vendor, të afirmuar profesionalisht dhe të vlerësuar në fushat që mbulojnë.

Përbërja e Komisionit:

  • Z. Abaz Deda – Avokat Shteti pranë Zyrës së Përfaqësimit Ligjor në Gjykatat Kombëtare
  • Znj. Donika Pahumi – Avokat Shteti pranë Zyrës së Inspektimit
  • Znj. Brunilda Lilo – Avokat Shteti pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit                                                     ndërkombëtar
  • Znj. Alba Thoma – Avokat Shteti pranë Zyrës së Këshillimit dhe Koordinimit Ndërministror
  • Z. Ibrahim Feimi – Kryetar i Zyrës Vendore Korçë
  • Znj. Ermjona Sotiri – Avokat Shteti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë