Juliana Çoma

JulianaZnj. Juliana Çoma mban detyrën e Avokatit të Shtetit pranë Zyrës së Perfaqesimit Ligjor në Gjykata Kombëtare në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit. Ajo ka lindur në 19 gusht 1974. Në vitin 1999 është diplomuar Juriste, Dega Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Univesitetit të Elbasanit.

Znj. Çoma ka një ekperiencë pune 20 vjeçare në organet e drejtësisë. Eksperienca e saj profesionale si juriste  ka filluar në vitin 1999 në Keshillin e Ministrave deri ne vitin 2002 dhe më pas Avokate Private deri ne vitin 2006.

Në vitin 2006 ka ushtruar detyrën e Keshilltares Ligjore të Ministres së Integrimit deri në vitet 2007 kur ka filluar pune Avokate Shteti në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, Tiranë. Në vitin 2009 fiton titullin Avokate Shteti dhe emërohet Avokate Shteti në Ministrinë e Financave, deri në Maj 2017. Në muajin Maj 2017 Zj. Juliana Çoma, emërohet në pozicionin e Avokatit të Shtetit pranë Zyrës së Inspektimit në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, dhe ka ushtruar dhe funksionin e Drejtueses së Zyrës së Inspektimit deri në Dhjetor të vitit 2018

Znj. Çoma gjatë ushtrimit të detyrave funksionale ka kryer disa trajnime pranë organizatave të ndryshme vendase dhe të huaja kryesisht në fushat civile, administrative dhe tregtare.

E-mail: Juliana.Çoma@avokaturashtetit.gov.al