Rreth Avokaturës së Shtetit

1.Cfarë është Avokatura e Shtetit?

Avokatura e Shtetit është person juridik publik,në varësi  Ministrit të Drejtësisë, me seli në Tiranë.

Avokatura e Shtetit është instuticion qëndror i administratës publike,i ngarkuar ekskluzivisht  për  dhënien e ndihmës juridike për instuticionet shtetërore dhe entet publike. Ndihma juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit.

 2.Si mund të  kontaktohet Avokatura e Shtetit?

Adresa  aktuale e Avokaturës së Shtetit është:

Ministria e Drejtësisë,Bulevardi”Zogu i I” Tiranë.

Avokatura mund të  kontaktohet nëpërmjet telefonit ose faksit në numrin (04)22 53 600, si dhe poste elektronike me adresë: kabineti@avokaturashtetit.gov.al

 3.Legjislacioni shqiptar për Avokaturën e Shtetit

Kuadri ligjor aktual që rregullon funksionimin,veprimtarinë  dhe organizimin e Avokaturës së Shteti,është:

a.Ligji nr 10018,datë 13.11.2008,”Për Avokaturën e Shtetit”,botuar në Fletoren Zyrtare nr.176 ,të vitit 2008, datë 26 nëntor 2008(“ligji”):

b.Vendimi nr 392, datë 08.04.2009 i Këshillit te Ministrave që ka miratuar rregulloren “Për marëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me Instuticionet shtetërore dhe Entet publike ,rolit te Avokatëve të Shtetit në gjykim si dhe norma të posacme procedurale “(Rregullorja e Jashtme”):

c.Rregullorja e Brëndshme “Për Organizimin dhe Funksionimin e Avokaturës së  Shtetit “,miratuar me Urdhrin në 275/1,datë 14.01.2009 te Ministrit te Drejtësisë (“Rregullorja e Brendshme”).

4.Organizimi i Avokaturës  së Shtetit

Avokatura e Shtetit është  organizuar dhe ushtron veprimtarinë  në nivel  qëndror dhe nivel vendor.

Ky institucion drejtohet nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit, i cili emërohet dhe lirohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit te Republikës së Shqipërisë, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

Në nivel qëndror Avokatura e Shtetit përbëhet nga katër zyra të cilat ushtrojnë  kompetenca territoriale dhe lëndore në  nivel  kombëtar.Ato janë :

a.Zyra e përfaqësimit ligjor në  gjykatat  kombëtare;

b.Zyra e këshillimi dhe koordinimit ndërministror;

c.Zyra e përfaqësimit në  gjykatat e huaja,ndërkombëtare dhe në  arbitrazhin ndërkombëtar.

d. Zyra e Ispektimit

Në nivel vendor Avokatura e Shtetit përbëhet nga ;

a.Gjashtë  zyra të cilat ushtrojnë  kompetenca  territorial  dhe lëndore në nivel  të  rretheve gjyqësore të  gjykatave të apelit për cështje që  nuk janë  kompetencë e Avokatëve të Shtetit pranë  ministrive. Secila prej tyre drejtohet nga një  kryetar. Ato janë ;

I        Zyra vendore Tiranë;

II       Zyra vendore Durrës;

III      Zyra vendore Vlorë;

IV     Zyra vendore Shkodër;

V      Zyra vendore Gjirokastër;

VI    Zyra vendore Korcë;

b.Avokatët e Shtetit pranë  ministrive të  cilët ushtrojnë  kompetenca lëndore për fushën e veprimtarisë së ministries  përkatëse dhe territorial  për të gjithë territorin e vendit,brenda kompetencës lëndore.Avokatët e Shtetit  pranë ministrive kanë varësi funksionale nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit dhe varësi administrative nga titullari i instuticionit, pranë  të cilit veprojnë.

5.Parimet bazë  mbi të cilat ushtron veprimtari Avokatura e Shtetit.

Avokatura e Shtetit e ushtron  veprimtarinë  në bazë të parimeve të profesionalizmit,të eficencës, të unitetit të doktrinës, të përgjegjësisë  dhe korrektësisë  në  zbatimin  të legjislacionit në fuqi.

6.Kujt i ofron ndihmë  juridike Avokatura e Shtetit?

Avokatura e Shtetit ofron ndihmën juridike për;

a.Instuticionet qëndrore shtetërore dhe entet publike, në rastet e parashikuara dhe legjislacioni në fuqi :

b.Per subjekte të  tjera publike kur lidhet marëveshje e posacme me to(p.sh.njësitë  e pushtetit vendor, etj,).

Vini re: Asnjë organ i administratës publike apo ent public nuk mund të kërkoje drejtëpërdrejt  ndihme juridike nga avokatë në profesion të lirë, me përjashtim të rasteve të vecanta, sipas rregullave që do të vendosen nga Këshilli i Ministrave.

7. Qëllimi i ndihmës juridike dhe në cfarë kosiston ajo?

Qëllimi i ndihmës juridike që jep Avokatura e Shtetit është;

a.Të përfaqësojë dhe mbrojë në gjyq interesat pasurore të shtetit;

b.Të këshillojë  instuticionet publike qëndrore dhe entet publike;

c.Të ndërmjetësojë për zgjidhjen me pajtim të konflikteve mes institucioneve të administratës qëndrore apo enteve publike.

Ndihma juridike e ofruar nga Avokatura e Shtetit,me konkretisht,konsiston në:

a.Ofrimin e shërbimit këshillimor gjatë negocimit dhe lidhjes së kontratave administrative;

b.Përgatitjen e draft-kontratave të ndryshme administrative apo të llojeve të tjera:

c.Perfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit në cështjet gjyqësore para gjykatave të të gjitha niveleve:

d.Mbrojtjen e interesave pasurore të  shtetit në rastin e padisë  civile të ngritur në një  proces gjyqësor penal;

e.Ngritjen e padisë  për shpërblimin e dëmit të shkaktuar  instuticioneve shtetërore apo enteve publike;

f.Ngritjen e padive për shfuqizimin e akteve juridike dhe kontratave administrative si dhe për rishikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë në përputhje me parashikimet ligjore përkatëse;

g.Ndërmjetësimin për zgjidhjen me pajtim të  mosmarëveshjeve ndërmjet  instuticioneve dhe organeve qëndrore të administratës publike apo enteve publike;

h.Mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit para gjykatave ndërkombëtare dhe në arbitrazhin ndërkombëtar;

i.Mbrojtjen e interesave të shtetit para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg.

j.Ofrimin e shërbimeve juridike të  lartpërmendura për njësitë e qeverisjes vendore bazuar në  kushtet e marëveshjes që lidhet me to për këtë qëllim;

k.Unifikimin e praktikës juridike gjatë  ushtrimit të veprimtarisë  së saj;

Vini re:Në asnjë rast këshillimi nuk mund të konsistojë në një vleresim të qëllimit për të cilin nxirret një akt juridik.

8.Kush e ofron ndihmën juridik kundrejt institucioneve shtetërore dhe enteve publike?

Ndihma juridike (përfaqësim dhe këshillim)në  Avokaturën e Shtetit ofrohet nga Avokatet e  Shtetit.Funksioni i këshillimit juridik kryhet ekskluzivisht nga Avokatët e Shtetit.

Vini re:Në  asnjë rast juristët e instuticioneve nuk mund të përfaqësojnë në  gjykatat kombëtare dhe të huaja instuticionet shtetërore. Ato  mund të  asistojnë  Avokatin e Shtetit në përgatitjen e mbrotjes, apo të marrin pjesë në gjykim duke mbajtur të njëjtin qëndrim .     

9.A mund të kontroktohen Avokatë në profesion të lirë?

Vetëm në rastet e cështjeve të rëndësishme për interesat e shtetit ose kur natyra e cështjes kërkon jurist  të specializuar në fusha të vecanta.Avokati i Përgjithshëm i Shtetit ,me miratimin e Ministrit të Drejtësisë, kontrakton avokatë ose zyra avokatie në profesion të lire  vendase ose të huaja, që do të përfaqësojnë  dhe mbrojnë  interesat e shtetit shqiptar.                                            

Organet e administratës shtetërore, entet publike apo subjektet ku shteti është pronar i vetëm apo bashkëpronar marrin përsipër heqjen e shpenzimeve për shërbimin përkates, pasi të kenë dhënë pëlqimin paraprakisht.

10.Në cilat raste Avokatura e Shtetit nuk ofron ndihmë juridike?

a.në cështjet gjyqësore ndërmjet organeve qëndrore të  administratës publike;

b.në cështjet gjyqësore ndërmjet organeve të qeverisjes vendore, për ato raste kur dy a më shumë prej tyre janë  palë me interesa të kundërta dhe të cilave u ofrohet njëkohesisht ndihmë  juridike nga Avokatura e Shtetit  sipas marëveshjes së posacme lidhur me to;

c.në cështjet gjyqësore ndërmjet organeve qëndrore të administrates publike dhe organeve të qeverisjes , për organet e qeverisjes vendore pavarsisht nga marëveshja e lidhur nga këto të fundit me Avokaturën e Shtetit.

d.në rastet ku sipas kritereve të përcaktuara nga ligji dhe Rregullorja e Brëndshme ,Avokati i Përgjithshëm i Shteti ia delegon të drejtën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në proceset gjyqësore vetë organit përkatës të administratës publike apo entit publik.Një  delegim i tillë është i detyrueshëm për tu pranuar nga institucioni apo entit publik përkatës.

11.A është  i detyrueshëm  këshillimi nga Avokatura e Shtetit?

Avokatura e shtetit në  cdo rast që i kërkohet u jep mendim me shkrim organeve të administratës shtetërore, enteve publike apo subjekteve, ku shteti është pronar apo bashkëpronar.Avokatura e shtetit ,kur i kërkohet, përgatit kontrata apo jep paraprakisht mendim për projektet e kontratave të organeve të administratës publike, enteve publike dhe subjekteve ,ku shteti është pronar i vetëm ose bashkëpronar. Avokatura e Shtetit,  në  rastin e hartimit dhe nënshkrimit të kontratave administrative këshillon në  mënyrë  të detyrueshme organet e administratës publike dhe entet publik.Avokatura e Shtetit në cdo rast si më  sipër vihet në lëvizje nga organet e administratës shtetërore dhe entet publik.

12.A ka karakter detyrues këshillimi i dhënë nga Avokatura e Shtetit?

Këshillimi i dhënë nga avokatura e shtetit instuticioneve shtetërore dhe enteve publike nuk ka karakter detyrues për to, përvec kur parashikohet si i tillë me ligj.

13.A mund të ngrejë  padi Avokatura e Shtetit?

Avokatura e  Shtetit, sipas kërkesës se motivuar të organit përgjegjës të  instuticionit të interesuar ka të drejtë të fillojë  procedurat për ngritjen e padisë ,kundërpadisë apo rishikimit të nje vendimi që ka marë formë të prerë.Avokatura e Shtetit mund të ngrejë  padi me objekt ;

.Pavlefshmëri të veprimit juridik, që tjetërson ose disponon pasurinë  shtetërore, ne favor të të tretëve;

.Shfuqizim  i akteve juridike:

.Pavlefshmëri të  kontratave administrative të lidhura me të  trete;

.Shpërblim dëmit e shkaktuar interesave pasurore të shtetit;

.Cdo objekt tjetër me qëllim mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit:

Avokatura e shtetit ngre padi civile ne procesin penal per kerkimin e pasurise ose shperblimin e demit, qe u shkaktua  interesave te shtetit nga kryerja e vepres penale.

14.A duhet te pajiset me autorizim Avokati i shtetit?

Avokatura e shtetit përfaqeson dhe mbron  interesat pasurore të shtetit shqiptar pranë  gjykatave kombëtare, ndërkombëtare dhe të huaja pa autorizim të posacëm të  të përfaqësuarit në cështjet gjyqësore, në të  cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.

Avokatura e Shtetit mund të  ngrejë  padi , kundër- padi kërkesë për rishikim  të  vendimit të formës së prerë, vetëm me autorizim të posacëm të organit shtetëror përkatës, me përjashtim të rasteve të urgjencës.  Avokatura e Shtetit paraqet apel apo rekurs për te  gjithë ato vendime që  dëmtojnë  të drejtat ose interesat e instuticioneve shtetërore dhe enteve publike të  përfaqësuar prej saj, përvec rasteve kur këto të fundit  kërkojnë  me shkrim të kundërtën.

15.Detyrimi  për bashkëpunim  ndërmjet Avokaturës së Shtetit dhe organeve të  administratës publike

Cdo instuticion shtetëror dhe ent publik, të cilit i ofrohet ndihma  juridike nga  Avokatura e Shtetit duhet të ofrojë  bashkëpunim që  do të kërkohet për të bërë  efektiv  funksionin  e Avokatëve të Shtetit

Ky  bashkepunim  konsiston në drejtim të;

.Vënien në dispozicion të dokumentacionit;

.Sqarimeve dhe instucioneve të nevojshme për shqyrtimin e cështjes

.Hartimit të raporteve lidhur me aktet ose veprimet që  cënojnë  interesat e institucioneve shtetërore dhe enteve të asistuara nga Avokatura e Shtetit.

Në  zbatim të nenit 16 pika 1, të ligjit nr. 10018, date 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” organet e administratës publike detyrohen ti japin Avokaturës së  shtetit të gjitha sqarimet informacionet dhe dokumentete e nevojshme brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës pranë  këtyre institucioneve. Në rast se nga organet e administratës publike nuk respektohet afati i mësipërm, Avokatura e Shtetit njofton Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë.

16.Detyrimi për bashkëpunim ndërmjet Avokaturës së Shtetit dhe Prokurorisë

Drejtuesi i prokurorisë  së rrethit gjyqësor njofton Avokaturën e shtetit brenda 7 ditëve nga data e rregjistrimit të procedimit penal për vepra penale nga të cilat ka dyshime se janë cënuar interesat pasurore të instuticioneve shtetërore ose të  personave juridike publike.