Shpallje vende vakante në Avokaturën e Shtetit

Avokatura e Shtetit është institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e asistencës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike. Asistenca juridike përfshin shërbimin këshillimor dhe të përfaqësimit.

Në mbështetje të organikës dhe strukturës aktuale të Avokaturës së Shtetit,  miratuar  me urdhrin nr. 150, datë 10.11.2015 të Kryeministrit të RSH-së “Për disa ndryshime në Urdhrin nr. 98 dt. 21.02.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së avokaturës së shtetit”, si dhe në referim të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të nenit 25, pika “4” të Rregullores së Brendshme të Avokaturës së Shtetit, miratuar me urdhrin nr. 275/1, datë 14.01.2009 të Ministrit të Drejtësisë, Avokatura e Shtetit shpall vendet vakante për pozicionet si më poshtë:

  1. “Avokat Shteti” pranë Avokaturës së Shtetit në nivel qendror,
  2. “Avokat Shteti” pranë Avokaturës së Shtetit në nivel vendor.

Kushtet dhe kritetet e aplikimit:

1. Avokat i Shtetit mund të emërohet çdo shtetas shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:

a) Të jetë diplomuar sipas sistemit të vjetër me titullin “Jurist” ose sipas sistemit të ri të disponojë të paktën gradën “Master Profesional”. Përparësi do të kenë ata
të zotërojnë gradën “Master i Shkencave”.
b) Të ketë një përvojë pune në praktikën gjyqësore ose administrative prej të paktën 5 vitesh;
c) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, ose të mos jetë larguar nga shërbimi civil apo çdo funksion tjetër publik për shkelje ose paaftësi në kryerjen e detyrave;
d) Të mos jetë në kushtet e konfliktit të interesit, sipas dispozitave të këtij ligji;
e) Të plotësojë kriteret e tjera morale dhe profesionale.
f) Të njohë një nga gjuhët në vijim: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht ose Italisht.

2. Në rastin e shtetasit shqiptar, të diplomuar për drejtësi, me rezultate të larta, në universitete të njohura të huaja, apo të diplomuar në shkolla pasuniversitare, ekuivalente me Shkollën e Magjistraturës, kushti i përvojës në punë, i përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni, është të paktën 3 vjet.

3. Të diplomuarit në Shkollën e Magjistraturës përjashtohen nga kushti i përvojës në punë, të përcaktuar në shkronjën “b” të pikës 1 të këtij neni.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

    1. Avokatët e Shtetit të Avokaturës së Shtetit janë përgjegjës për dhënien e asistencës juridike institucioneve shtetërore dhe enteve publike të njësisë territoriale.
    2. Avokatët e Shtetit të Avokaturës së Shtetit përfaqëson dhe mbron interesat pasurorë të shtetit shqiptar pranë gjykatave kombëtare pa autorizim të posaçëm të të përfaqësuarit në çështjet gjyqësore, në të cilat një organ i administratës shtetërore ose Republika e Shqipërisë është palë.

Dokumentacioni i nevojshëm

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin Evropian.
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dorëzimi i dokumentave mund të bëhet në adresën e Avokaturës së Shtetit si më poshtë:

Avokatura e Shtetit
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kati IV
Tiranë, Shqipëri

Ose në adresën e emailit: kabineti@avokaturashtetit.gov.al