Njoftim për Këshillin Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së

 
Avokatura e Shtetit informon se pranë saj është konstituuar “Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së”, një organ kolegjial i parashikuar për herë të parë në legjislacionin shqiptar.

Kolegji Konsultativ gjatë punës së tij, ndër të tjera, do të shqyrtojë çështjet e komunikuara Qeverisë Shqiptare nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me qëllim dhënien e këshillimit në trajtimin e tyre ose propozimin/arritjen e një zgjidhje miqësore. Gjithashtu, Këshilli do të luajë një rol të rëndësishëm në rekomandimin e zgjidhjeve dhe hartimin e planeve të veprimit, me qëllim ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së.

Këshilli Konsultativ për Çështjet e GJEDNJ-së ka në përbërje të tij, juristë të një niveli të lartë, të spikatur në fushën e së drejtës ndërkombëtare, kushtetuese dhe asaj gjyqësore, të cilët me përvojën e tyre do të jenë një vlerë e shtuar për Avokaturën e Shtetit.

Përbërja e Këshillit:

  • Znj. Arta Vorpsi
  • Z.  Artan Hoxha
  • Z. Kristaq Traja
  • Z.  Petrit Plloçi
  • Z.  Sokol Sadushi

Njoftim për Kolegjin e Avokaturës së Shtetit

Avokatura e Shtetit informon se, me ndryshimet e fundit ligjore në ligjin e saj organik është ngritur një organ i ri kolegjial, i domosdoshëm në trajtimin e problematikave shumë dimensionale, me të cilat ky institucion përballet gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, “Kolegji i Avokaturës së Shtetit”.

Kolegji i Avokaturës së Shtetit gjatë funksionimit të tij do të kontribuojë, ndër të tjera, në dhënien e këshillave dhe miratimin e strategjive për çështje të një rëndësie të veçantë për interesat pasurorë të shtetit, zgjidhjen e papajtueshmërive së vlerësimeve në trajtimin e çështjeve gjyqësore/këshillimeve, si dhe dhënien e udhëzimeve për bashkërendimin dhe trajtimin e çështjeve në kuadër të dhënies së asistencës juridike.

Kolegji drejtohet nga Zoti Artur Metani, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit dhe përbëhet nga 6 avokatë shteti, përfaqësues të zyrave në nivel qendror dhe vendor, të afirmuar profesionalisht dhe të vlerësuar në fushat që mbulojnë.

Përbërja e Komisionit:

  • Z. Abaz Deda – Avokat Shteti pranë Zyrës së Përfaqësimit Ligjor në Gjykatat Kombëtare
  • Znj. Donika Pahumi – Avokat Shteti pranë Zyrës së Inspektimit
  • Znj. Brunilda Lilo – Avokat Shteti pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit                                                     ndërkombëtar
  • Znj. Alba Thoma – Avokat Shteti pranë Zyrës së Këshillimit dhe Koordinimit Ndërministror
  • Z. Ibrahim Feimi – Kryetar i Zyrës Vendore Korçë
  • Znj. Ermjona Sotiri – Avokat Shteti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Zyrat e Avokaturës së Shtetit dhe ekspertë të fushës së të drejtës në tre tavolina të rrumbullakta për ndryshimet ligjore në trajtimin e pronës, e më gjerë

Për herë të parë që pas miratimit të ndryshimeve ligjore të legjislacionit të pronës, me mbështetjen e Projektit “Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri” i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe programi i Këshillit të Evropës nën titullin “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit z. Artur Metani, mblodhi në tre tavolina të rrumbullakta të gjitha zyrat vendore të Avokaturës së Shtetit dhe ekspertë të fushës së së drejtës për trajtimin e të gjitha problematikave të dala nga zbatimi në praktikë gjyqësore e administrative i Ligjit Nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronësisë”.

Takimet u organizuan përkatësisht në qytetin e Shkodrës në datat 17 dhe 18 Janar, në qytetin e Durrësit në datat 24 dhe 25 Janar dhe në qytetin e Korçës në datat 31 Janar dhe 1 Shkurt 2019. Në këto takime u mblodhën sëbashku rreth 40 përfaqësues nga të 6 zyrat rajonale të Avokaturës së Shtetit, si dhe përfaqësues të Shkollës së Magjistraturës dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Axhenda e takimeve kishte në fokus të saj diskutimin e komentarit të zgjeruar për zbatimin e Ligjit Nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe finalizimin e procesit të kompensimit të pronësisë” të hartuar nga një bashkëpunim shumë cilësor i projektit “Mbështetja e mjeteve juridike efektive vendase dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve në Shqipëri” me Avokaturën e Shtetit dhe Agjencinë për Trajtimin e Pronës, si dhe ndryshimet e fundit të Ligjit Nr. 10018/2008 për “Avokaturën e Shtetit”.

Në përfundim të takimeve, si pasojë e analizimit të temave përmes diskutimeve aktive, të pranishmit arritën të përvetësonin proçedurën administrative të mbrojtjes gjyqësore në rastet e proçeseve ku palë është ATP me një praktikë tashmë të unifikuar.

NJOFTIM PËR SHTYP / PRESS RELEASE

NJOFTIM PËR SHTYP

Një tjetër fitore e Shqipërisë në ICSID

Në Dhjetor 2016, Shqipëria u padit në ICSID (Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet) nga Anglo Adriatic Group Limited për mosmarrëveshje të pretenduara si të lindura nga investime të mbrojtura nga Konventa e ICSID dhe ligji nr. 7764 dt. 02.11.1993 “Mbi Investimet e Huaja”. Pretendimet e Paditësit arrinin në qindra milionë dollarë.

Shqipëria paraqiti kundërshtime mbi juridiksionin e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve nga Investimet duke parashtruar, ndër të tjera, se investimi i pretenduar nga Paditësi nuk përfaqësonte një investim të mbrojtur nga Konventa e ICSID dhe  ligji shqiptar për investimet e huaja.

Trupa e gjykimit në arbitrazh vendosi përfundimisht mbi mosmarrëveshjet, në favor të Shqipërisë duke përcaktuar se investimi i pretenduar nuk gëzonte as mbrojtjen ndërkombëtare të Konventës së ICSID dhe as mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të siguruar nga ligji shqiptar për investimet e huaja.

Gjithashtu Paditësi u urdhërua të rimbursojë kostot administrative të arbitrazhit të paguara nga Shqipëria.

Continue reading

Thirrja #4 Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

 
Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme.

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm:
http://praktika.arsimi.gov.al/

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

Dokumentet për aplikim

      a-  CV e aplikantit;
      b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;
      c-  Lista e notave;
      d- Një leter motivimi.

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:

http://praktika.arsimi.gov.al/