“Pagesat për kompensimin e pronave do jepen me këste për 10 vite”

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka njohur të drejtën për kompensim për 26 mijë vendime. Pagesat do të jenë me këste dhe do të kryhen në gjashtë vitet e ardhshme. Ndërkohë që, brenda tri viteve, AKKP- ja duhet të plotësojë shqyrtimin e të gjitha dosjeve që janë pranë këtij institucioni. Drafti që parashikon zgjidhjen e çështjes së pronave pritet të kalojë në qeveri së shpejti. Afatet për pagesat dhe për shqyrtimin e dosjeve janë bërë të ditura nga Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka.

Më poshtë, intervista e plotë e dhënë nga Znj. Hicka për RTV Ora News:

1- Në muajin gusht, institucioni që ju drejtoni, së bashku me Prokurorinë dhe Agjencinë e Pronave, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i këtij pakti ishte për të hetuar ccdo vendim të marrë për kthim prone ndër vite, duke qënë se vazhdimisht ka pasur akuza për falsifikim dokumentesh, për procedura jo të rregullta etj. Kur kanë kaluar dy muaj nga firmosja e marrëveshjes, ccfarë ka ndodhur gjatë këtij harku kohor? Ka nisur puna? Cilat vendime po hetohen të parat? A ka shifra konkrete dhe si do të vijohet më tej?
Po bëhen rreth dy muaj që është nënshkruar kjo marrëveshje e basghkëpunimit e cila ka pasur për qëllim përshpejtimin e procedurave në hetimin e rasteve të falsifikimeve të pronave, qoftë kjo në dëm të subjekteve private, qoftë edhe në dëm të shtetit. Qëllimi i marrëveshjes ndërinstitucionale ka qenë pikërisht përshpejtimi I procedurave, në mënyrë që të jemi sa më efikasë dhe të veprojmë sa më shpejt që pronari i vërtetë, ta marrë në pronësi pronën e tij. Shpesh herë, këto procedura vonoheshin për shkak të ekzaminimeve që i bëhej akteve të falsifikuara nga policia gjyqësore, sepse është e qartë që një akt të deklarohet i falsifikuar, duhet t’i nënshtrohet një procedure, jo vetëm ekspertimi teknik por edhe të kalojë në një procedurë gjyqësore ose hetimi të prokurorisë, dhe për këtë shkak u pa e nevojshme krijimi i kësaj kësaj marrëveshjeje ndërinstitucionale. Avokatura e shtetit, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka filluar punën dhe ka ngritur grupet përkatëse të cilat do të merren me të gjitha rastet që do të denoncohen pranë institucionit. Aktualisht këto grupe janë funksionuese dhe deri më sot ne kemi të depozituara 20 ankesa nga qytetarët, dhe po punojmë për verifikimin e tyre. Për aq sa është në kompetencë të institucionit tonë, ne do të procedojmë me rastet dhe kjo lidhet kryesisht me paditë civile për ato raste ku ka pasur falsifikime në dëm të interesave të shtetit, ndërsa për rastet e tjera do t’ua përcjellim atyre organeve kompetente, pra, nuk do të humbasin edhe nëse nuk ka dëme të interesave të shtetit.

2- 20 ankesat janë në përgjithësi apo në një zonë të caktuar?
Janë në përgjithësi. Njëkohësisht, Avokatura e Shtetit, paralelisht me këto ankesa, të cilat janë paraqitur pas gushtit, është duke u punuar edhe me rreth 100 dosje civile të cilat i referohen rasteve të marrjes në mënyrë të padrejtë të pronës në qarkun e Vlorës. Edhe këtu jemi në procese gjyqësore civile dhe kanë filluar rezultatet e para, ose vendimet e para të gjykatave të shkallëve të para. Procesi civil, në përgjithësi, është një process i gjatë dhe kjo dod të kërkojë kohën e saj, por e rëndësishme është që jemi në rrugë të mbarë për t’i dhënë zgjidhje këtyre situatave.

3- Avokatura e Shtetit është institucioni që mbron interesat e shtetit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut. Plani pilot i prezantuar në fund të 2014 nuk bëri të mundur zhvendosjen e afatit për marrjen në shqyrtim të dosjeve që janë depozituar atje. Kjo do të thotë që Gjykata vijon të thellojë barrën financiare për arkën tonë, duke qënë se vendimet e dala prej saj e detyrojnë shtetin shqiptar të paguajë shuma të mëdha për kompensimin e pronarëve të shpronësuar. Cila është situata aktualisht?
Po përfitoj nga rasti, që ju e parashtruat këtë pyetje, dhe për t’iu sqaruar edhe për atë që ka ndodhur në të kaluarën dhe për atë që po ndodh aktualisht. Në fakt, ka një keqkuptim lidhur me situatën në Gjykatën e Strasburgut. Cështja e asaj që po ndodh në këtë gjykatë, lidhet me atë problematikë që ne e kemi të qartë në vendin tonë, është mosekzekutimi i vendimeve të kompensimit. Pra, në 20 vite, shteti shqiptar ka dhënë disa dokumente, ose vendime, nga organe kompetente administrative, që ka njohur një të drejtë për kompensim por asnjëherë nuk e kanë ekzekutuar, pra asnjëherë nuk janë paguar. Si përshëmbull, mund të ketë pasur probleme me pagesat e ish të përndjekurve, etj, edhe kjo kategori, që janë 26.000 vendime, duhet të ishte paguar. Ndërkohë, kjo është një gjë që nuk ka ndodhur. Për këtë shkak, Gjykata e Strasburgut ka vijuar dhënien e vendimeve që në të vërtetë është shuma financiare që ne i kemi njohur ish pronarit në vendimin gjyqësor vendas, e cila, meqenëse shteti nuk ja ka dhënë për 25 vite, po i akordohet në një mënyrë tjetër nga Gjykata e Strasburgut. Kanë kaluar mbi 3 vite që Gjykata e Strasburgut, për shkak se kishte nxjerrë në kohë të ndryshme vendime ku e kishte njohur si shkelje këtë mënyrë të vepruari të shtetit shqiptar që nga viti 2006 kur ka dalë vendimi i parë, në vitin 2012 nxorri vendimin pilot, Manushaqe Pudo, dhe i la shtetit një periudhë 18 mujore për ta adresuar këtë problematikë, pra, që të nxirrte një ligj të ri i cili do të bënte të mundur që të ekzekutoheshin të gjitha vendimet e kompensimit. Ne, vjet, kërkuam një shtyrje të afatit kohor, duke qenë se i gjithë afati ishte ezaururar nga qeveria e kaluar pa plotësuar asnjë nga detyrat që kishte përcaktuar Gjykata e Strasburgut. Ne bëmë një plan veprimi se si do t’i realizonin detyrat e lëna, dhe i kërkuam gjykatës që të na jepte një afat tjetër kohor. Gjykata, duke parë që pothuaj se asgjë nuk ishte bërë nga detyrat e lëna, e vlerësoi që nuk do i jepte qeverisë një afat tjetër, por do të vazhdonte të shqyrtonte dosjet. Kjo do të thotë, që qeveria duhet të përshpejtonte bërjen e ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe duhet të dilte me një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e cështjes pa marrë një moment pezullimi nga gjykata. Pra, ndërkohë, gjykata ka vijuar me nxjerrjen e vendimeve. Sigurisht që gjykata reflekton ndaj hapave të qeverisë dhe në cdo vendim që ka nxjerrë pas këtij moment, gjykata ka parë dhe se si ka ecur qeveria në miratimin e ligjit. Kështu që, hapi ynë i ardhshëm është miratimi i ligjit të ri, dhe paraqitja e ndryshimeve në Komitetin e Ministrave fillimisht, dhe më pas në gjykatë. Ka një draft që i është nënshtruar debatit publik, që në muajin korrik kur u prezantua, dhe 3 tryeza konsultimi janë bërë pas draftit por edhe dy tryeza janë bërë përpara sesa të dilte një draft nga ministria e Drejtësisë dhe janë marrë komentet e shoqatave ose grupeve të interest në lidhje me këtë draft, dhe ministria e Drejtësisë ka paraqitur në qeveri variantin final të tij. Kështu që pritet shumë shpejt miratimi i tij.

4- Kur pritet miratimi i tij?
Në dijeninë time, drafti është paraqitur nga ministria e Drejtësisë javën e kaluar, në këshillin e ministrave. Kjo do të thotë që nëse nuk do të kalojë në këtë mbledhje të qeverisë, do të kalojë në mbledhjen e ardhshme të saj. Është dicka që do të ndodhë shumë shpejt, edhe për shkak sepse shumë shpejt mbaron edhe mandati i agjencisë, dhe detyrimisht duhet që ajo të fillojë me një mandate të ri për zgjidhjen përfundimtare të këtij problem, i cili ne besojmë që realizohet me këtë draft që kemi paraqitur.

5- Është e mundur që pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, dosjet e dfepozituara në Gjykatën e Strasburgut të adresohen për shqyrtim në vendin tonë?
Qëllimi i ligjit, dhe qëllimi edhe i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut është që shteti shqiptar të ndërtojë një procedurë ku vendimet për kthim dhe kompensim të pronës, që janë nxjerrë në vite, të mund të ekzekutohen Brenda kërij shteti. Është e pamundur të mendohet, që gjykata e Strasburgut do të marrë 26.000 vendime të shtetit shqiptar dhe do t’i nxjerrë ato në shuma financiare dhe ne do t’i paguajmë. Është jorealiste të besosh një qasje të tillë. Qasja e Gjykatës së Strasburgut në përgjithësi me shtetet, jo vetëm me shtetin tonë, është që t’i shtyjë ata që të krijojnë procedura vendase sepse është më e thjeshtë për një shtet, që është pranë qytetarëve të tij, të krijojë një procedurë e cila t’i njohë dhe garantojë atyre të drejtat, sesa mund ta bëjë këtë Gjykata e Strasburgut. Draftligji i ri i paraqitur synon që 26.000 vendimë, të cilat për 20 vite kanë mbetur në letër, tu jepet një vlerë ekonomike dhe të jepet pagesa e tyre me këste për 10 vite me radhë.

6- E kanë Gjykatat tona këtë kapacitet, mbi të gjitha besueshmëri?
Ka dy cështje sot në AKKP. Ka një cështje të ekzekutimit të 26.000 vendimeve, të cilat nuk lidhen me gjykatat, por lidhen me vetë strukturën e agjencisë, pra, do të bëhet vlerësimi dhe agjencia dod fillojë të paguajë. Sigurisht, që ata të cilët nuk janë dakord me vlerësimin kanë mundësi që të ankohen në gjykatë, sic mund ta kenë sot mundësinë e apelimit në gjykatë edhe ata që shpronësohen për interes publik, kur do bëhet një rrugë, përcaktohet një cmim që i jepet pronarit dhe ai ka të drejtë ta kundërshtojë në gjykatë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me këto vendime. Ka gjithashtu edhe 9000 dosje të tjera të cilat janë në process shqyrtimi, pra, nuk është njohur akoma e drejta e pronësisë, dhe sigurisht këto do t’i shqyrtojë agjencia në 3 vite sipas ligjit të ri. Ajo që duhet të theksohet, dhe që është më e rëndësishmja, është kjo: ne kemi vendosur një afat ligjor për shqyrtimin e dosjeve nga agjencia, që është 3 vite. Dhe nëse agjencia nuk do ta bëjë punën e saj në 3 vite, atëherë aplikantët do të kenë të drejtë t’i drejtohen gjykatës. Deri më sot ata nuk e kanë pasur asnjëherë këtë të drejtë, jo sepse ka qenë vendimi i agjencisë përfundimtar, problem ka qenë situate kur agjencia nuk merrte vendim, pra, i mbante aplikantët ted era e saj për vite me radhë dhe nuk merrte asnjë vendim. Në këtë situatë, subjektet e shpronësuara nuk kishin asnjë mundësi, as t’i drejtoheshin gjykatës, sepse nëse merrnin një vendim negativ kishin mundësi t’i drejtoheshin gjykatës. Dhe sot, kjo është ajo që po bën ligji i ri, po heq duart nga procesi nëse nuk dod jetë në gjendje qeveria ta bëjë atë për 3 vite. Pra, po jep sot një garanci që ne duam tre vite kohë për ta bërë, nëse nuk do ta bëjmë ju fitoni mundësinë të shkoni në gjykatë. A ka kapacitet gjykata, sigurisht që reforma në drejtësi do të ketë impakt, por duhet të kemi të qartë që nuk është synimi i ligjit që këtë punë ta bëjnë gjykatat, synimi është që zgjidhjen ta japë gjykata për tre vite. Agjencia ka një regjistër të gatshëm të vendimeve tani, po bën një hartë dixhitale ku do të vendosë të gjithë vendimmarrjen që do të përshpejtojë shumë procedurat përpara agjencisë.

7- Drafti është kontestuar nga grupet e interesit, i referohem shoqatave të ish-pronarëve. Në ccfarë pike kanë arritur konsultimet me ta?
Ish pronarët, dhe shoqatat që i përfaqësojnë ata, dëshirojnë të përfitojnë sa më shumë nga ky proces, kjo është e qartë. Këtu flasim për detyrën e cdo qeverie në një shtet demokratik, e cila është, të bëjë një balancë të drejtë ndërmjet interesave të një grupi të caktuar dhe të drejtave të tyre, dhe interest public në përgjithësi. Po flasim për një proces, që pothuaj të gjitha vendet që ne i quajmë vendet e lindjes, e kanë zgjidhur ose e kanë mbyllur në vite tashmë. Dhe po flasim për një barrë financiare e cila është tejet e madhe dhe në fakt do doja të dëgjoja jo vetëm shoqatat e ish pronarëve, por edhe shoqata të tjera, të cilat duhet të adresojnë problematikën e gjithë shoqërisë, të flasin për balancën e interest publik. Këto para do të dalin nga xhepat tanë, dhe do të paguhen jo vetëm nga ne por ndoshta edhe nga fëmijët tanë, sepse fatura është shumë e lartë, është një faturë e cila paguhet sot për një shpronësim që ka ndodhur në vitin 1945. Dhe për një barrë dhe për një padrejtësis që i është bërë klasës së ish pronarëve nga një sistem i cili nuk u ka bërë vetëm atyre padrejtësi, por në përgjithësi ka bërë padrejtësi. Kështu që, një faturë tepër e lartë duhet të konsiderohet edhe nga ish pronarët si jorealiste për tu paguar dhe unë i sugjeroj që ta shohin me realitet këtë ligj dhe të kuptojnë atë që është këndvështrimi i qeverisë që ka një nevojë për të bërë një balancë ndërmjet interesave të ish pronarëve dhe mundësive të shtetit shqiptar për të paguar faturën financiare. Dhe ne besojmë se ky ligj bën pikërisht këtë balancë të drejtë, dhe i garanton ish pronarët që në përfundim të 10 viteve, ata do të kenë marrë atë që u është premtuar për kaq shumë kohë, por që nuk kanë arritur ta kenë.